Arkiva Mujore: Prill 2013

PËRJETËSISHT ME TY

multi cam ok.Still084

Kështu titullohet programi dedikuar Datëlindjes së Profetit të fundit të njerëzimit, vulës profetike Muhamedit (a.s.), program i cili ka hyrë në vitin e 9 të organizimit të tij, i kthyer në një traditë tashmë për qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm. Programi është organizim i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” nën mbështetjen e përhershme të Shoqatës “Istanbul”, si donatore dhe kontribuese financiare prej vitesh në fushën e arsimit, të kulturës dhe në shumë aspekte të tjera të jetës.

multi cam ok.Still116Çdo grup shoqëror përpiqet të ndjekë dhe të marrë si shembull prijësin e tij. Nëse prijësi gëzon dashurinë dhe respektin e popullit atëherë çdo veprim i tij merret si model nga shoqëria. Veçanërisht kjo gjëndje fiton një përmasë krejt tjetër, kur ky nuk është vetëm prijës politik por në të njëjtën kohë është edhe udhëheqës shpirtëror, duke arritur kulmin, kur përkrah këtyre dy cilësive është edhe i ngarkuar nga Krijuesi i Gjithësisë me detyrën e përçimit të mesazhit hyjnor tek njerëzit. Në këtë rast përvetësimi, shembulli dhe ndjekja e tij konsiderohet virtyt dhe vlerësohet si ibadet.

multi cam ok.Still075Nisur nga kjo, Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” ka marrë përsipër të shpalosë para publikut të gjerë mbarë shqiptar këto vlera të larta njerëzore të këtij personaliteti universal, dhe duke qenë se këto vlera janë kaq të shumta dhe të panumërta, pasi vetë Profeti Muhamed ishte i dërguar për gjithë njerëzimin mbarë, këtë detyrë kaq me përgjegjësi kjo shkollë gjykoi ta realizonte në atë mënyrë që çdo vit të sjellë për publikun e nderuar aspekte të ndryshme të këtyre vlerave të larta njerëzore, t’ju rikujtojë njerëzve se kush ishte ky personalitet që mposhti të gjitha epokat e historisë duke zënë vend në multi cam ok.Still073piedestalin e njerëzimit dhe duke u bërë shembull në çdo aspekt jetësor. Muhamedi (a.s.) krahas imanit hodhi themelet për krijimin e një shoqërie ideale dhe një qytetërimi madhështor. Përmes tij njerëzimi shpëtoi nga botëkuptimi pagan, duke përvetësuar parime që do ta çonin në kulmin e marrëdhënieve ndërnjerëzore. Ndër shumë parime të jetës qytetare Pejgamberi (a.s.) u mësoi njerëzve dashurinë, mëshirën, solidaritetin dhe ndihmën reciproke. U mësoi devotshmërinë, u mësoi të qëndronin larg nga gjërat e ndaluara, U tregoi se të pasurit kanë detyrime mbi të varfërit. Ua qëndisi në zemër besimtarëve se sadakaja më tepër se mirësi është detyrim për besimtarët. Duke inkurajuar për bujari u bëri të qartë se besimi dhe koprracia nuk mund të gjënden në një zemër.

multi cam ok.Still072Këtë vit programi “PËRJETËSISHT ME TY” fokusohet në realitetin e gruas. Muhamedi (a.s.) i konsideroi si amanet bashkëshortet dhe i këshilloi sahabët ta ruanin në mënyrën më të mirë amanetin dhe për këtë tregoi shembullin e vet. U tregoi se myslimani më i mirë dhe më i devotshëm është ai që sillet mirë me bashkëshorten e vet. Femrën e 1vlerësoi si pasurinë më të shtrenjtë të kësaj bote. Një tjetër parim i Pejgamberit është fshirja e të gjitha dallimeve dhe ndasive racore apo sociale. Ai u mësoi njerëzve se një arab nuk ka përparësi ndaj një joarabi, as një i bardhë ndaj një i zi. Dallimi ekziston vetëm në mirësi dhe devotshmëri. Nxitja për t’u pajisur me dituri përbën një nga shembujt më të qartë të Profetit. Ai e konsideroi obligim kërkimin e diturisë për besimtarët, gjë e cila bëri që besimtarët ta kërkojnë diturinë në çdo cep të botës, duke përhapur dritën e dijes në gjithë rruzullin tokësor.

multi cam ok.Still033        multi cam ok.Still024        multi cam ok.Still023

Nisur nga të gjitha këto parime, Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” vendosi TË ISHTE PËRJETËSISHT ME TË dhe çdo vit të ndajë këto emocione me publikun e gjerë.

KARVANI I FEMRËS BESIMTARE

DSC_0555

Një tjetër bashkëpunim i frytshëm i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Dega e Vajzave të Shkodrës, këtë herë me Shoqatën Kulturore Gruaja në Tiranë, ka mbledhur të gjitha gratë besimtare në një aktivitet mjaft tërheqës dhe domethënës në Sallën e Konferencave të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” të Degës së Djemve paradrekën e së Dielës së datës 14 prill 2013.

DSC_0170 Të ftuara të moshave dhe fushave të ndryshme kanë mirëpritur me emocione përgatitjet me përpushtim dhe ndërgjegje të Karvanit të Femrës Besimtare. Pas fjalës së hapjes nga prezantuesja e programit zj. Diana Sylja dhe leximit të Kuranit Fisnik, përsëhndetjet kanë vijuar me atë të Kryetares së Shoqatës së Gruas në Tiranë zj. Ndriçime Zekaj si dhe të zj. Elona Sytari si zv/drejtoreshë  e DSC_0161Medresesë së Vajzave. Pasi u kanë uruar mirëseardhjen të pranishmëve kanë shfaqur para të pranishmëve qëllimet bazë të organizimeve të tilla. Programi ishte ideuar në një format të larmishëm ku përveç referateve të mbajtura nga studiuese të trevave shqiptare nuk mungonin edhe pjesët artistike si ilahitë dhe pjesët skenike të ndryshme. Kështu zj. Ajnure Topjani ishte referuesja e parë e ardhur nga Kosova, e cila u prezantua me temën “Familja myslimane, themeli i shoqërisë së shëndoshë”. Më pas vijoi zj Aida Shega nga Tirana me temën “Trupi DSC_0152i artë i mëmësisë”. Zj. Sahibe Goga nga Mali i Zi referoi në temën “Gruaja myslimane zgjidhje e preferuar për një familje të shëndoshë”. Një tjetër referuese ishte zj. Jetmira Plaku, mësuese e Medresesë së vajzave për lendët fetare, e cila referoi për “Gruaja myslimane model i moralit dhe i dijes” Nga këto referate dolën mesazhe mjaft të qarta mbi rolin e gruas myslimane në zhvillimin e shoqërisë së sotme.

 Një larmi të programit përbënin ilahitë e kënduara nga medresistet, të cilat përcollën si përherë emocione të forta për të pranishmit.

 DSC_0143bNjë konkurs i hapur për publikun, prezantim i sundukut të karvanit, konkursi “Mundja e dorës” dhe dhënia e ëmbëlsirës tradicionale të Ulqinit për qytetin e Shkodrës përbënin disa elemente kyçe dhe risi të programeve të tilla, të cila padyshim sollën një atmosferë ndryshe për të pranishmit. Nuk munguan në këtë program punimet befasuese të vajzave medresiste në lëmin e artizanatit.

DSC_0170DSC_0255Programe të tilla mbeten përherë ura lidhëse mes besimtareve të trevave të ndryshme shqiptare me qëllimin e mirë, forcimin e këtyre marrëdhënieve dhe krijimin e mundësive të bashkëpunimeve gjithmonë për përhapjen e vlerave të larta që ofron islami. Shoqata “Istanbul” ka qenë dhe mbetet përherë në shërbim të këtij synimi për një ripërtëritje të vijueshme dhe me hapa të shpejtë të këtyre vlerave, prandaj kontributet e saj në këtë drejtim s’kanë të numëruar.

NJË HAP MË TEJ NË PANAIRET ARTIZANALE

SONY DSC

DSC08392Pas një seminari trajnues, në të cilën medresistet morën pjesë në dhjetorin e kaluar, organizuar nga Fondacioni për Zhvillim i Forumit Shqiptar (AFALC), dhe pas një pune intensive të bërë gjatë kësaj kohe, ishte dita e enjte e 18 prillit 2013, ajo që do shënonte në një farë mënyrë edhe finalizimin e këtij projekti, sipas të cilit ky fondacion në bashkëpunim me Universitetin Amerikan të Tiranës organizonte në ambientet e këtij të fundit, me pjesëmarrjen e komuniteteve fetare në vend, me qëllim ripërtëritjen e artizanatit edhe në spektrin fetar.

SONY DSCDSC08357Të shumta ishin punimet me të cilat medresistet u prezantuan në këtë panair, e ndërkohë shumë i madh ishte edhe interesimi i të pranishmëve. Nxënëset medresiste ishin përpjekur të sillnin motive të shumëllojta në këtë drejtim, të fokusuar kryesisht në punimet në qëndistari, në grep etj. Interes përbënin edhe punimet bizhuterike të këtij lloji, të cilat sillnin një estetikë dhe një finesë të dukshme.

SONY DSCTë shumta qenë edhe punimet e sjellura nga komunitete e tjera që kishin sjellur një larmi, duke u dhënë ngjyrime të shumta këtij panairi. Nxënëset ishin të emocionuara jo vetëm nga prezantimi dinjitoz, por edhe nga atmosfera e krijuar. Të pranishëm ishin edhe drejtues të lartë të Fondacionit AFALC si dhe administratori i përgjithshëm i Universitetit Amerikan të Tiranës z Lulzim Ndreu, të cilët mbetën të befasuar nga punimet e vajzave medresiste, nga puna e vullnetshme e tyre dhe nga guximi që kishin marrë për të investuar me kohën e tyre të vlefshme në këtë drejtim, përveç përgatitjeve të tyre mësimore.

DSC08320SONY DSCAktivitete të tilla natyrshëm synojnë përherë të nxisin brezin e ri në ripërtëritjen e kësaj kulture, që përbën edhe një prej bazave kyçe të traditës sonë shqiptare si dhe të forcojë lidhjet dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale duke ofruar mundësi njohjesh dhe shkëmbimesh të reja eksperiencash jo vetëm në këtë drejtim, por edhe në përgjithësi në fusnë e arsimit dhe të kukturës. Padyshim që një vend qëndror në këtë investim zë edhe mbështetja financiare që jep si përherë Shoqata “Istanbul”, e cila për vite me radhë vijon të japë kontributin e saj të shumëanshëm për ripërtëritjen e kulturës dhe të traditës vendase dhe më gjerë.

Program fetaro kulturor në Prizren

_DSC0144

_DSC0197

_DSC0082Menjehere pas aktivitetit ne qytetin e Pukes, datë 13 Prill 2013, grupi i medresistëve vijoi rrugën drejt Prizrenit, pasi ishin besimtarët e këtij qyteti, të cilët në një organizim të Bashkësisë Islame dhe Koordinatorit për Çështjet fetare në këtë qytet z Idriz Keskin, kishin organizuar një mbrëmje fetare për nder të Datëlindjes së Profetit Muhamed (a.s.). E megjithëse të mësuar në rrjedhën e larmishme të programeve fetaro-kulturore, medresistët vijonin të mbartnin emocione të shumta për një tjetër publik që i prisnin ngrohtësisht.

_DSC0174Një prezantim dinjitoz i nxënësve tanë në një shfaqje të tillë, ku natyrshëm nuk mungonin figura të njohura të vendit, personalitete të pushtetit vendor dhe lokal. Salla ishte mbushur e tëra, si një shprehje e mbështetjes dhe padyshim e nevojës shpirtërore që kanë këta njerëz për pak çaste meditimi.

_DSC0163Recitimet profesonale të fëmijëve, ilahitë meditative dhe pjesët e ndryshme artistiko-fetare do të pushtonin zemrat e të gjithëve, duke u lënë mbresa të pashlyeshme, emocione që do ngeleshin gjatë në kujtesën e gjithsecilit të pranishëm.

_DSC0227Edhe këtë herë nuk mungoi mbështetja e përhershme e shoqatës “Istanbul” e cila vijon në përmbushjen e qëllimeve të saj si në rimëkëmbjen e vlerave  fetaro-kulturore ashtu edhe në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes vendeve.

Simpoziumi “Shembulli i Profetit Muhamed (a.s.)”

Puke-simpozium-per-profetin-7

Të shtunën e datës 13 prill 2013 u organizua në ambientet e Pallatit të Kultures Eqerem Qabej të Pukës simpoziumi titulluar  “Shembulli i Profetit Muhammed (a.s.), nga një bashkëpunim i Myftynisë Pukë me Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”

Puke-simpozium-per-profetin-3Nderonin me pjesëmarrjen e tyre: Myftiu i rrethit Puke imam Gëzim Kopani, Kancelari i Komunitetit Mysliman te Shqipërisë z.Ali Zaimi, Kryetari i Shoqatës V.H.K. “Istanbul” z.Ridvan Seferaj, Drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Dega e Djemve z.Kujtim Dervishi si dhe grupi artistik i kësaj shkolle.

DSCF9017Aktiviteti u hap me leximin e Kur’anit Famëlartë nga maturanti i Medresesë së Shkodrës, njëherazi hafiz Ahmet Agolli. Më pas aktivitetin e përshëndeti Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani, i cili pasi falënderoi per prezencen e Kancelarit te KMSH z.Ali Zaimi dhe të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Shkoder tha: “Në mbarë botën zhvillohen aktivitete kushtuar Hz.Muhamedit (a.s.) me qëllim që njerëzimi të jetë pasues i edukatës së Profetit (a.s.). Le të bashkohemi të gjithë duke bashkëpunuar në edukimin e brezave tanë me shembullin dhe edukatën e Profetit Muhamed (a.s.)

P4110471Ne fjalën e tij Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z.Ali Zaimi tha: “Falënderimet i përkasin vetëm Allahut të Madhëruar që na nderoi me fenë Islame. Myftinia e Pukës është një ndër Myftinitë që zhvillon shumë aktivitete për të cilën duhet përshëndetur. Sot jemi bashkuar për të folur dy fjalë mbi Hz.Muhamedin (a.s.), njeriu i cili ishte dhe është shembulli më i lartë i njerëzimit. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm, ishte prind i lartë, bashkëshort ideal dhe diplomat i zoti. Ai ishte njeri i besueshëm saqë myslimanë dhe të krishterë i besonin Atij gjërat më të shtrenjta.

DSCF9037Drejtori i Medresesë së Shkodër z.Kujtim Dervishi duke përshëndet këtë aktivitet tha: “Dëshiroj me këtë rast të vlerësoj dhe të falënderoj punën e Myftinisë Pukë, personalisht të Myftiut imam Gëzim Kopani si dhe shoqatën “Istanbul” e cila gjithnjë ka mbështetur aktivitete të tilla. Dihet se kush investon për diturinë, dhe besimin Islam, veçanërisht për rininë investon për të tashmen dhe të ardhmen. Investon për shoqërinë dhe kombin, dhe këtë më së miri e bën Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër.”

DSCF9034Më pas aktiviteti vazhdoi me kumtesën me titull:  “Muhamedi (a.s.) themeluesi i qytetërimeve” mbajtur nga  zv/drejtori i Medresese Shkodër Merxhan Shehu. Një kumtesë tjetër që u dëgjua me interes ishte ajo me titull: “Dashuria për Profetin a.s.” e mbajtur nga Imami i Xhamise Parruce Shkodër  teologu Naim Drijaj.

531945_10200593640700172_1387659503_nNë fund të simpoziumit grupi artistik i Medresese “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër të udhëhequr nga profesori i tyre teologu Resmi Likaj kënduan pjesë nga Mevludi, ilahi dhe poezi Islame.

Për të pranishmit u shpërndan literatura, revista si dhe kalendari i murit botuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.