Arkiva Ditore: 23 Prill, 2013

KARVANI I FEMRËS BESIMTARE

DSC_0555

Një tjetër bashkëpunim i frytshëm i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Dega e Vajzave të Shkodrës, këtë herë me Shoqatën Kulturore Gruaja në Tiranë, ka mbledhur të gjitha gratë besimtare në një aktivitet mjaft tërheqës dhe domethënës në Sallën e Konferencave të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” të Degës së Djemve paradrekën e së Dielës së datës 14 prill 2013.

DSC_0170 Të ftuara të moshave dhe fushave të ndryshme kanë mirëpritur me emocione përgatitjet me përpushtim dhe ndërgjegje të Karvanit të Femrës Besimtare. Pas fjalës së hapjes nga prezantuesja e programit zj. Diana Sylja dhe leximit të Kuranit Fisnik, përsëhndetjet kanë vijuar me atë të Kryetares së Shoqatës së Gruas në Tiranë zj. Ndriçime Zekaj si dhe të zj. Elona Sytari si zv/drejtoreshë  e DSC_0161Medresesë së Vajzave. Pasi u kanë uruar mirëseardhjen të pranishmëve kanë shfaqur para të pranishmëve qëllimet bazë të organizimeve të tilla. Programi ishte ideuar në një format të larmishëm ku përveç referateve të mbajtura nga studiuese të trevave shqiptare nuk mungonin edhe pjesët artistike si ilahitë dhe pjesët skenike të ndryshme. Kështu zj. Ajnure Topjani ishte referuesja e parë e ardhur nga Kosova, e cila u prezantua me temën “Familja myslimane, themeli i shoqërisë së shëndoshë”. Më pas vijoi zj Aida Shega nga Tirana me temën “Trupi DSC_0152i artë i mëmësisë”. Zj. Sahibe Goga nga Mali i Zi referoi në temën “Gruaja myslimane zgjidhje e preferuar për një familje të shëndoshë”. Një tjetër referuese ishte zj. Jetmira Plaku, mësuese e Medresesë së vajzave për lendët fetare, e cila referoi për “Gruaja myslimane model i moralit dhe i dijes” Nga këto referate dolën mesazhe mjaft të qarta mbi rolin e gruas myslimane në zhvillimin e shoqërisë së sotme.

 Një larmi të programit përbënin ilahitë e kënduara nga medresistet, të cilat përcollën si përherë emocione të forta për të pranishmit.

 DSC_0143bNjë konkurs i hapur për publikun, prezantim i sundukut të karvanit, konkursi “Mundja e dorës” dhe dhënia e ëmbëlsirës tradicionale të Ulqinit për qytetin e Shkodrës përbënin disa elemente kyçe dhe risi të programeve të tilla, të cila padyshim sollën një atmosferë ndryshe për të pranishmit. Nuk munguan në këtë program punimet befasuese të vajzave medresiste në lëmin e artizanatit.

DSC_0170DSC_0255Programe të tilla mbeten përherë ura lidhëse mes besimtareve të trevave të ndryshme shqiptare me qëllimin e mirë, forcimin e këtyre marrëdhënieve dhe krijimin e mundësive të bashkëpunimeve gjithmonë për përhapjen e vlerave të larta që ofron islami. Shoqata “Istanbul” ka qenë dhe mbetet përherë në shërbim të këtij synimi për një ripërtëritje të vijueshme dhe me hapa të shpejtë të këtyre vlerave, prandaj kontributet e saj në këtë drejtim s’kanë të numëruar.