Arkiva Mujore: Dhjetor 2012

Medresistet ne një seminar trajnimi

DSC06830

Zhvillimi i aftësive sipërmarrëse dhe nxitja e kreativitetit artistik të artizanëve të komuniteteve Fetare në Shqipëri.

DSC06782Ka qenë kjo tematika e seminarit trajnues organizu-ar nga AFALC dhe ABC në ambientet e kësaj qendre në Tiranë të pre-mten e datës 14.12.2012 me pjesëma-rrjen e përfaqësu-esve të komuniteteve fetare në Shqipëri.

Seminari kishte si qëllim, informimin sa më të detajuar të të rinjve lidhur me zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe të kreativitetit artistik në fushnë e artizanatit.

Fjalën e rasitit e mbajti z Besnik Mustafaj, President i Forumit Shqiptar për DSC06778Aleancën e Qytetërimeve, i cili ndër të tjera theksoi rëndësinë e një seminari të tillë, që organizohej për herë të parë në këtë drejtim, duke e cilësuar si një nismë të mrekullueshme për vijimësinë e një trashëgime etnokulturore që mbartim mbi shpatulla. Zj Ajsela Spahija, si koordinatore e këtij projekti prezantoi më pas platformën që do ndiqej dhe elemenet ku fokusi do ishte më i madh.

DSC06824Më pas ishte zj Kostandina Koruti si menaxherja e projektit në fjalë, e cila vijoi edhe prezantimin e detajuar të pikave përbërëse të seminarit. Ambienti ishte mjaft komod dhe familjare dhe diskutimet qenë të shumta, pasi të shumta ishin edhe punimet e prezantuara nga vetë të pranishmit nga të cilat vetë kordinatoret e këtij projekti mbeten të habitura nga puna që ish bërë në këtë drejtim. Vajzat medresiste të shoqëruara nga drejtuesit e shkollës dhe mësuesit përkatës shpalosën mjaft mirë projektet që kishin realizuar në këtë drejtim.

DSC06785DSC06755Një pikë kyçe e këtij seminari ishte edhe de-monstrimet përkatëse, të cilat erdhën mjaft qartë nga vetë nxënëset tona. Ato dhanë informacione të bollshme për punën e bërë nga institucioni i Medresesë dhe treguan një gatishmëri të plotë në pjesëmarrje akoma dhe më të gjera.

DSC06834