Simpoziumi “Shembulli i Profetit Muhamed (a.s.)”

Puke-simpozium-per-profetin-7

Të shtunën e datës 13 prill 2013 u organizua në ambientet e Pallatit të Kultures Eqerem Qabej të Pukës simpoziumi titulluar  “Shembulli i Profetit Muhammed (a.s.), nga një bashkëpunim i Myftynisë Pukë me Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”

Puke-simpozium-per-profetin-3Nderonin me pjesëmarrjen e tyre: Myftiu i rrethit Puke imam Gëzim Kopani, Kancelari i Komunitetit Mysliman te Shqipërisë z.Ali Zaimi, Kryetari i Shoqatës V.H.K. “Istanbul” z.Ridvan Seferaj, Drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Dega e Djemve z.Kujtim Dervishi si dhe grupi artistik i kësaj shkolle.

DSCF9017Aktiviteti u hap me leximin e Kur’anit Famëlartë nga maturanti i Medresesë së Shkodrës, njëherazi hafiz Ahmet Agolli. Më pas aktivitetin e përshëndeti Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani, i cili pasi falënderoi per prezencen e Kancelarit te KMSH z.Ali Zaimi dhe të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Shkoder tha: “Në mbarë botën zhvillohen aktivitete kushtuar Hz.Muhamedit (a.s.) me qëllim që njerëzimi të jetë pasues i edukatës së Profetit (a.s.). Le të bashkohemi të gjithë duke bashkëpunuar në edukimin e brezave tanë me shembullin dhe edukatën e Profetit Muhamed (a.s.)

P4110471Ne fjalën e tij Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z.Ali Zaimi tha: “Falënderimet i përkasin vetëm Allahut të Madhëruar që na nderoi me fenë Islame. Myftinia e Pukës është një ndër Myftinitë që zhvillon shumë aktivitete për të cilën duhet përshëndetur. Sot jemi bashkuar për të folur dy fjalë mbi Hz.Muhamedin (a.s.), njeriu i cili ishte dhe është shembulli më i lartë i njerëzimit. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm, ishte prind i lartë, bashkëshort ideal dhe diplomat i zoti. Ai ishte njeri i besueshëm saqë myslimanë dhe të krishterë i besonin Atij gjërat më të shtrenjta.

DSCF9037Drejtori i Medresesë së Shkodër z.Kujtim Dervishi duke përshëndet këtë aktivitet tha: “Dëshiroj me këtë rast të vlerësoj dhe të falënderoj punën e Myftinisë Pukë, personalisht të Myftiut imam Gëzim Kopani si dhe shoqatën “Istanbul” e cila gjithnjë ka mbështetur aktivitete të tilla. Dihet se kush investon për diturinë, dhe besimin Islam, veçanërisht për rininë investon për të tashmen dhe të ardhmen. Investon për shoqërinë dhe kombin, dhe këtë më së miri e bën Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër.”

DSCF9034Më pas aktiviteti vazhdoi me kumtesën me titull:  “Muhamedi (a.s.) themeluesi i qytetërimeve” mbajtur nga  zv/drejtori i Medresese Shkodër Merxhan Shehu. Një kumtesë tjetër që u dëgjua me interes ishte ajo me titull: “Dashuria për Profetin a.s.” e mbajtur nga Imami i Xhamise Parruce Shkodër  teologu Naim Drijaj.

531945_10200593640700172_1387659503_nNë fund të simpoziumit grupi artistik i Medresese “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër të udhëhequr nga profesori i tyre teologu Resmi Likaj kënduan pjesë nga Mevludi, ilahi dhe poezi Islame.

Për të pranishmit u shpërndan literatura, revista si dhe kalendari i murit botuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Një përgjigje ndaj “Simpoziumi “Shembulli i Profetit Muhamed (a.s.)”

  1. Pasgjurmim: Artikull ne portal 2 | Gezim Kopani