Arkiva Kategorish: Dega djem

VIZITA E DIJETARIT ISLAM OSMAN NURI TOPBASH NË SHKODËR

SONY DSC

SONY DSCËshtë pritur ashtu siç i takon një personaliteti të madh, në mënyrë madhështore dijetari i shquar Islam, hirësia e tij Osman Nuri Topbash në vizitën e tij të bërë në Shkodër të enjten e parë të Qershorit. Drejtuesit e lartë të shoqatës “Istanbul” i uruan mirëseardhjen në ambientet qëndrore të shoqatës, ku më pas ka vijuar me programin që medresistet kishin organizuar në ambientet e Medresesë së Vajzave.

SONY DSCMë pas hirësia e tij ka vijuar programin me takime të përzemërta ne qendrën e shoqatës. Një vend i rëndësishëm i është kushtuar Shtëpisë Botuese “Prograsi” ku Dijetari i shquar Topbash është njohur më nga afër me punën e bërë në këtë institucion.

SONY DSCSONY DSCMë pas vizita ka vijuar më Medresenë e djemve, në sallën e konferencave ku hirësia e tij ka ligjëruar përpara qindrave të pranishmëve të ardhur nga të katër anët e vendit dhe viset shqiptare. Interesi ka qenë mjaft i madh dhe kjo është vënë re edhe nëpërmjet pyetjeve të shumta që iu drejtuan.

SONY DSCSONY DSCMë pas dijetari i shquar Topbash ka vijuar një takim si në drejtorinë e shkollës ku është njohur më nga afër me arritjet e deritanishme të Medresesë si dhe projektet e së ardhmes ashtu edhe me nxënës të medresesë nga ku hirësia e tij u ka dhënë shumë mesazhe jetike të rinjve medresistë.

SONY DSC      SONY DSC

Nuk është hera e parë që dijetari i shquar Islam Osman Nuri Topbash vjen në Shkodër e megjithatë sa herë që vjen sjell emocione mjaft të mëdha pasi të shumta janë edhe arritjet që ka bërë ky institucion në rrugën e përhapjes së vlerave të fesë Islame dhe të kulturës dhe traditës në përgjithësi.

VIZITA NË SHKODËR E KRYETARIT TË KOMUNITETIT MYSLIMAN TË TURQISË PROF. DR. MEHMET GORMEZ

DSC03384

DSC03352DSC03366Dita e Premte e datës 17.05.2013 ka shënuar një vizitë historike të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Turqisë Prof. Dr. Mehmet Gormez në Shkodër, i shoqëruar nga zv/kryetari Prof. Dr. Hasan Kamil Yilmaz dhe delegacioni shoqërues. Vizita ka startuar në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Dega e Vajzave, ku është pritur në mënyrë madhështore nga i gjithë stafi mësues – nxënës i Medresesë së Vajzave, të cilat i kanë uruar mirëseardhjen nëpërmjet një poezie titulluar “Seni gormeden sevdik/Të deshëm DSC03446pa të parë” dhe me buqeta lulesh të freskëta, simbol i Profetit të nderuar Muhamedit (a.s.) Më pas vetë hirësia e tij Prof. Dr. Mehmet Gormez ka përshëndetur gjithë stafin duke dhënë në të njëjtën kohë mesazhe të rëndësishme nëpërmjet një historie marrë nga jeta e profetit të nderuar.

DSC03528Vizita ka vijuar më pas në faljen e Xhumasë në xhaminë e Parrucës, nga ku hirësia e tij ka përshëndetur të gjithë të pranishmit duke shprehur falënderimet e përzemërta për mikëpritjen e rezervuar.

page4outputPas faljes së xhumasë dhe vizitës në Myftininë e Shkodrës, hirësia e tij ka vijuar në Medresenë e Djemve, ku edhe aty nuk kanë munguar mesazhet domethënëse dhe jetike për djemtë e medresesë. Ndër të tjera ai u shpreh se nxënësit medresistë page5outputduhet të njohin shumë mirë ajetet Kuranore, argumentet e Allahut në univers si dhe argumentet në lidhje me natyrën e gjithsecilit prej tyre dhe vetëm duke njohur shumë mirë Allahun dhe të Dërguarin mund të bëhen myslimanë dhe besimtarë DSC03743të devotshëm. Ai theksoi gjithashtu se duhet të përcaktojnë qëllimet afatgjate në jetën e tyre, pasi secili mund të jetë një lider i të nesërmes. Ai i përgëzoi që kishin zgjedhur këtë shkollë për arsimimin e tyre dhe natyrshëm përgëzoi edhe prindërit dhe mësuesit për punën e mrekullueshme në edukimin e tyre. Ai shprehu falënderimet e posaçme edhe për shoqatën “Istanbul” si mbështetëse e fuqishme e kësaj sipërmarrjeje madhështore duke dërguar falënderime të posaçme për liderin e shoqatës, hirësinë e tij z. Osman Nuri Topbash dhe gjithë ekipin e tij.

page13output     page11output     page12outputPas disa vizitave në disa pika kryesore të qytetit dhe në përfundim edhe me Kryetarin e Bashkisë z. Lorenc Luka, Prof. Dr. Mehmet Gormez u largua nga Shkodra me përshtypje mjaft pozitive nga ky qytet i  traditës dhe i kulturës.

Program fetaro kulturor në Prizren

_DSC0144

_DSC0197

_DSC0082Menjehere pas aktivitetit ne qytetin e Pukes, datë 13 Prill 2013, grupi i medresistëve vijoi rrugën drejt Prizrenit, pasi ishin besimtarët e këtij qyteti, të cilët në një organizim të Bashkësisë Islame dhe Koordinatorit për Çështjet fetare në këtë qytet z Idriz Keskin, kishin organizuar një mbrëmje fetare për nder të Datëlindjes së Profetit Muhamed (a.s.). E megjithëse të mësuar në rrjedhën e larmishme të programeve fetaro-kulturore, medresistët vijonin të mbartnin emocione të shumta për një tjetër publik që i prisnin ngrohtësisht.

_DSC0174Një prezantim dinjitoz i nxënësve tanë në një shfaqje të tillë, ku natyrshëm nuk mungonin figura të njohura të vendit, personalitete të pushtetit vendor dhe lokal. Salla ishte mbushur e tëra, si një shprehje e mbështetjes dhe padyshim e nevojës shpirtërore që kanë këta njerëz për pak çaste meditimi.

_DSC0163Recitimet profesonale të fëmijëve, ilahitë meditative dhe pjesët e ndryshme artistiko-fetare do të pushtonin zemrat e të gjithëve, duke u lënë mbresa të pashlyeshme, emocione që do ngeleshin gjatë në kujtesën e gjithsecilit të pranishëm.

_DSC0227Edhe këtë herë nuk mungoi mbështetja e përhershme e shoqatës “Istanbul” e cila vijon në përmbushjen e qëllimeve të saj si në rimëkëmbjen e vlerave  fetaro-kulturore ashtu edhe në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes vendeve.

Simpoziumi “Shembulli i Profetit Muhamed (a.s.)”

Puke-simpozium-per-profetin-7

Të shtunën e datës 13 prill 2013 u organizua në ambientet e Pallatit të Kultures Eqerem Qabej të Pukës simpoziumi titulluar  “Shembulli i Profetit Muhammed (a.s.), nga një bashkëpunim i Myftynisë Pukë me Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”

Puke-simpozium-per-profetin-3Nderonin me pjesëmarrjen e tyre: Myftiu i rrethit Puke imam Gëzim Kopani, Kancelari i Komunitetit Mysliman te Shqipërisë z.Ali Zaimi, Kryetari i Shoqatës V.H.K. “Istanbul” z.Ridvan Seferaj, Drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Dega e Djemve z.Kujtim Dervishi si dhe grupi artistik i kësaj shkolle.

DSCF9017Aktiviteti u hap me leximin e Kur’anit Famëlartë nga maturanti i Medresesë së Shkodrës, njëherazi hafiz Ahmet Agolli. Më pas aktivitetin e përshëndeti Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani, i cili pasi falënderoi per prezencen e Kancelarit te KMSH z.Ali Zaimi dhe të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Shkoder tha: “Në mbarë botën zhvillohen aktivitete kushtuar Hz.Muhamedit (a.s.) me qëllim që njerëzimi të jetë pasues i edukatës së Profetit (a.s.). Le të bashkohemi të gjithë duke bashkëpunuar në edukimin e brezave tanë me shembullin dhe edukatën e Profetit Muhamed (a.s.)

P4110471Ne fjalën e tij Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z.Ali Zaimi tha: “Falënderimet i përkasin vetëm Allahut të Madhëruar që na nderoi me fenë Islame. Myftinia e Pukës është një ndër Myftinitë që zhvillon shumë aktivitete për të cilën duhet përshëndetur. Sot jemi bashkuar për të folur dy fjalë mbi Hz.Muhamedin (a.s.), njeriu i cili ishte dhe është shembulli më i lartë i njerëzimit. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm, ishte prind i lartë, bashkëshort ideal dhe diplomat i zoti. Ai ishte njeri i besueshëm saqë myslimanë dhe të krishterë i besonin Atij gjërat më të shtrenjta.

DSCF9037Drejtori i Medresesë së Shkodër z.Kujtim Dervishi duke përshëndet këtë aktivitet tha: “Dëshiroj me këtë rast të vlerësoj dhe të falënderoj punën e Myftinisë Pukë, personalisht të Myftiut imam Gëzim Kopani si dhe shoqatën “Istanbul” e cila gjithnjë ka mbështetur aktivitete të tilla. Dihet se kush investon për diturinë, dhe besimin Islam, veçanërisht për rininë investon për të tashmen dhe të ardhmen. Investon për shoqërinë dhe kombin, dhe këtë më së miri e bën Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër.”

DSCF9034Më pas aktiviteti vazhdoi me kumtesën me titull:  “Muhamedi (a.s.) themeluesi i qytetërimeve” mbajtur nga  zv/drejtori i Medresese Shkodër Merxhan Shehu. Një kumtesë tjetër që u dëgjua me interes ishte ajo me titull: “Dashuria për Profetin a.s.” e mbajtur nga Imami i Xhamise Parruce Shkodër  teologu Naim Drijaj.

531945_10200593640700172_1387659503_nNë fund të simpoziumit grupi artistik i Medresese “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër të udhëhequr nga profesori i tyre teologu Resmi Likaj kënduan pjesë nga Mevludi, ilahi dhe poezi Islame.

Për të pranishmit u shpërndan literatura, revista si dhe kalendari i murit botuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

NË KËRKIIM TË VLERAVE TË ISLAMIT

_DSC0137

“Në kërkim të vlerave të Islamit” ka qenë titulli i panelit, organizuar nga _DSC0033Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” me mbështetjen e përhershme të Shoqatës “Istanbul” dhe me ndërmjetësimin e Unionit të Studiuesve Ballkanikë, organizim i cili u zhvillua në Sallën e Konferencave të Medresesë së Djemve. _DSC0043Referues në këtë panel ishin pedagogë të Universitetit Uludag Fakulteti i Teologjisë në Bursa të Turqisë dhe përkatësisht Prof Dr Mustafa Kara i lendës së Tasavvufit, Prof Dr Asim Yediyildiz i lendës së Historisë Islame dhe Prof Dr Mehmet Dogan i lendës së letërsisë.

_DSC0031Ne qendër të këtij paneli u vu rinia si thelbi i zhvillimit të shoqërisë sonë, e parë kjo në këndvështrime të ndryshme dhe natyrshëm mbi dy baza kryesore, ajetet Kuranore dhe jeta Profetike.

_DSC0102Kështui prof Mustafa Kara në diskutimin e tij vuri theksin në çelësin bazë të ndërtimit të një shoqërie, edukimit shpirtëror. Ai theksoi domosdoshmërinë e ripërtëritjes së një bote shpirtërore e cila do ishte gjithpërfshirëne në të gjitha aspektet e jetës.

_DSC0103Prof Dr Asim Yediyildiz u ndal në disa koncepte bazë të integritetit të rinisë në bazë të së cilave qëndronte besimi dhe villneti për të kërkuar dijen. Nëpërmjet shkembujve të marra nga jeta e Profetit tonë Muhamedit (a.s.) ai shpalosi qartazi përkushtimin dhe devovionin e profetit Muhamed në këtë drejtim dhe rëndësinë që i jepte Ai dijes dhe kulturës për zhvillimin e një brezi të ri të devotshëm.

_DSC0111Ndërsa Prof Dr Mehmet Dogan u ndal tek një autor mjaft i rëndësishëm si për botën turke ashtu edhe për botën shqiptare, autori i himnit kombëtar të Turqisë, Mehmet Akif Ersoit. Interesant dhe tërheqës ishte shembulli që ofroi për tipin e një të riu ideal sipas Mehmet Akif Ersoit dhe rolin që ky individ ka dhe duhet të pasqyrojë në shoqërinë ku jeton.

_DSC0020Të shumtë ishin pjesëmarrësit në këtë aktivitet të ardhur edhe nga trevat e tjera shqiptare, nga Kosova, Maqedonia dhe mali i Zi. Nderonin me pjesëmarrjen e tyre edhe intelektualë nga Turqia të drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës “Istanbul” për gjithë Ballkanin z Rafet Bilaç, i cili prej shimë vitesh ka arritur mjaft suksesshëm të jetë urë lidhëse mes dy kulturave shqiptaro-turke dhe në të njëjtën kohë përçues i vlerave të Islamit.

_DSC0093Në përmbyllje të këtij aktiviteti referuesve iu dhanë Plaketa nderi. Kështu per Prof Dr Mustafa Kara plaketën e dorëzoi z Qashif Hoxha, për Prof Dr Asim Yediyildiz plaketa u dha nga drejtori i Medresesë z Kujtim Dervishi ndërsa për Prof Dr Mehmet Dogan plaketa u dha nga Dr Rrahim Kaloshi si kryetar i Unionit Ndërkombëtar Ballkanik.