Arkiva Ditore: 9 Prill, 2013

NË KËRKIIM TË VLERAVE TË ISLAMIT

_DSC0137

“Në kërkim të vlerave të Islamit” ka qenë titulli i panelit, organizuar nga _DSC0033Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” me mbështetjen e përhershme të Shoqatës “Istanbul” dhe me ndërmjetësimin e Unionit të Studiuesve Ballkanikë, organizim i cili u zhvillua në Sallën e Konferencave të Medresesë së Djemve. _DSC0043Referues në këtë panel ishin pedagogë të Universitetit Uludag Fakulteti i Teologjisë në Bursa të Turqisë dhe përkatësisht Prof Dr Mustafa Kara i lendës së Tasavvufit, Prof Dr Asim Yediyildiz i lendës së Historisë Islame dhe Prof Dr Mehmet Dogan i lendës së letërsisë.

_DSC0031Ne qendër të këtij paneli u vu rinia si thelbi i zhvillimit të shoqërisë sonë, e parë kjo në këndvështrime të ndryshme dhe natyrshëm mbi dy baza kryesore, ajetet Kuranore dhe jeta Profetike.

_DSC0102Kështui prof Mustafa Kara në diskutimin e tij vuri theksin në çelësin bazë të ndërtimit të një shoqërie, edukimit shpirtëror. Ai theksoi domosdoshmërinë e ripërtëritjes së një bote shpirtërore e cila do ishte gjithpërfshirëne në të gjitha aspektet e jetës.

_DSC0103Prof Dr Asim Yediyildiz u ndal në disa koncepte bazë të integritetit të rinisë në bazë të së cilave qëndronte besimi dhe villneti për të kërkuar dijen. Nëpërmjet shkembujve të marra nga jeta e Profetit tonë Muhamedit (a.s.) ai shpalosi qartazi përkushtimin dhe devovionin e profetit Muhamed në këtë drejtim dhe rëndësinë që i jepte Ai dijes dhe kulturës për zhvillimin e një brezi të ri të devotshëm.

_DSC0111Ndërsa Prof Dr Mehmet Dogan u ndal tek një autor mjaft i rëndësishëm si për botën turke ashtu edhe për botën shqiptare, autori i himnit kombëtar të Turqisë, Mehmet Akif Ersoit. Interesant dhe tërheqës ishte shembulli që ofroi për tipin e një të riu ideal sipas Mehmet Akif Ersoit dhe rolin që ky individ ka dhe duhet të pasqyrojë në shoqërinë ku jeton.

_DSC0020Të shumtë ishin pjesëmarrësit në këtë aktivitet të ardhur edhe nga trevat e tjera shqiptare, nga Kosova, Maqedonia dhe mali i Zi. Nderonin me pjesëmarrjen e tyre edhe intelektualë nga Turqia të drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës “Istanbul” për gjithë Ballkanin z Rafet Bilaç, i cili prej shimë vitesh ka arritur mjaft suksesshëm të jetë urë lidhëse mes dy kulturave shqiptaro-turke dhe në të njëjtën kohë përçues i vlerave të Islamit.

_DSC0093Në përmbyllje të këtij aktiviteti referuesve iu dhanë Plaketa nderi. Kështu per Prof Dr Mustafa Kara plaketën e dorëzoi z Qashif Hoxha, për Prof Dr Asim Yediyildiz plaketa u dha nga drejtori i Medresesë z Kujtim Dervishi ndërsa për Prof Dr Mehmet Dogan plaketa u dha nga Dr Rrahim Kaloshi si kryetar i Unionit Ndërkombëtar Ballkanik.