Arkiva Mujore: Korrik 2013

NË SOFRËN TRADICIONALE TË YFTARIT 2013

DSC09287

DSC09281Vijon sërishmi tradita e mrekullueshme e shtrimit të iftareve në ambientet e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Dega e Vajzave, organizuar me shumë kujdes dhe përkushtim nga Shoqata “Istanbul”, e cila prej vitesh u ka hapur dyert shtresave të ndryshme të popullsisë duke e kthyer tashmë në një traditë të shumëpritur për të gjithë.

DSC00163Në një ambient mjaft të këndshëm dhe komod, në një atmosferë ku mirësia e Ramazanit ndjehet në çdo kënd, të ftuarit e ndryshëm çdo natë ndjehen si në DSC00156shtëpitë e tyre. Në fytyrat e tyre sheh ngrohtësi, kënaqësi, buzëqeshje, mirënjohje, sheh respekt dhe dashamirësi. Të gjithë të ulur në një tryezë pa dallim posti, ngjyrimi apo moshe shijojnë mirësitë dhe begatitë e këtij muaji të madhnueshëm.

DSC00139I begatë është ky muaj që njerëzit i mbledh në një tryezë duke i bërë vëllezër të njëri-tjetrit dhe duke thyer atë akullnajë që i ka mbërthyer njerëzit këto vitet e fundit, duke shkurtuar këto distanca që i kanë bërë njerëzit të largët edhe pse të një gjaku, me pretekstin e ngarkesave të shumë që sjell  përditshmëria.

DSC00134Muaji i shenjtë i ramazanit është një motivim për t’ë bashkuar zemrat e njerëzve në një të vetme dhe për t’ju kujtuar të gjithëve se kemi ardhur në këtë jetë nga një nënë dhe një baba me të vetmin qëllim, adhurimin e Krijuesit të Gjithësisë, se të gjithë jemi të përkohshëm në këtë jetë dhe ajo që ngelet është fjala dhe vepra e mirë.

DSC00106 DSC00098 DSC00095

DSC00060Këto sofra tradicionale do vijojnë të shtrohet për gjatë gjithë netëve të këtij muaji të begatë dhe të gjithë ne do përpiqemi të ngjisim shkallët e devotshmërisë për të qenë sa më afër Allahut të Lartmadhëruar si rob të ndërgjegjshëm në rrugën e Tij. Çdo përfundim yftari njerëzit largohen me urimin më të përzemërt “Allahu ua shpërbleftë me të mira” dhe na mjafton kjo lutje që të ecim me hapa të sigurtë në rrugën e shërbimit dhe të devocionit.

DSC00050 17 8

FALEMINDERIT VËLLEZËRVE TANË NGA TURQIA PËR KËTË MBËSHTETJE QË U JEPNI SHKODRANËVE DHE MBARË SHQIPTARËVE!