Shoqata “Istanbul” shtron yftare edhe në qytete të tjera…

DSC09320

Pas atmosferës mbreslënëse që ofroi shtrimi i yftareve për gjatë muajit të madhnueshëm të Ramazanit në ambientet e Medresesë së Vajzave, Shoqata “Istanbul” ka vijuar shtrimin e yftareve edhe në Pukë si për të përcjellur këtë atmosferë edhe në këtë zonë veriore dhe për t’u qëndruar sa më pranë edhe besimtarëve të kësaj zone.

DSC09312

DSC09333DSC09317Një bashkëpunim i ngushtë më Myftininë e Pukës ka mundësuar së pari shpërndarjen e disa ndihmave në ushqime me rastin e këtij muaji të bekuar, për të përcjellur begatitë dhe mirësitë e këtij muaji në shtëpitë e besimtarëve në nevojë. Përfaqësues të shoqatës “Istanbul” të shoqaruar edhe nga Myftiu i Pukës z. Gëzim Kopani u janë drejtuar familjeve në nevojë me pako ushqimesh duke marrë në të njëjtën kohë edhe lutjet e përzemërta të tyre.

DSC09380 DSC09372 DSC09341

Më pas është vijuar me shtrimin e yftarit në ambientet e oborrit të xhamisë së qytetit, ku me dhjetra besimtarë u janë bindur urdhërit hyjnor duke pritur me lutje dhe dashamirësi momentin e thirjes së ezanit për t’i dhënë fund edhe agjërimit të ditës. Pas përshëndetjeve të rastit të bëra nga i zoti i shtëpisë, myftiu z. Gëzim Kopani dhe kryetari i shoqatës z. Ridvan Seferaj, të cilët i kanë uruar besimtarët për ditët dhe netët e bekuara që po kalojnë në këtë muaj të shenjtë, ata kanë dhënë mesazhe paqeje dhe harmonije që mirësitë e këtij muaji ta shtojnë edhe më shumë vëllazërinë mes njëri-tjetrit aq të nevojshme për kohët që jetojmë, besimtarët e pranishëm për mirësi dhe harmoni, paqe dhe begati përherë.

DSC09413 DSC09402 DSC09400

Në ditët e tjera Shoqata “Istanbul” ka vijuar punën e saj në ofrimin e ndihmave ushqimore dhe shtrimin e yftareve edhe në Mamurras dhe në Koplik. Edhe në këto vende nuk ka munguar atmosfera festive që përçon muaji i shenjtë i Ramazanit dhe lutjet e përzemërta të besimtarëve jo vetëm për shoqatën “Istanbul” por për mbarë vëllezërit turq që nuk i harronë vëllezërit e tyre shqiptarë në çdo kohë dhe ditë të shënuar.

DSC09461 DSC09391 DSC09395

Komentet janë të mbyllura.