Arkiva Mujore: Shkurt 2013

Zv/ Kryetari i Komunitetit Mysliman të Turqisë Prof. Dr. Hasan Kamil Yilmaz viziton Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër

DSCN0835

DSCN0906

NDSCN0915jë fillim  i mbarë dhe i gëzueshëm i kësaj jave për Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, e cila pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë një personalitet dhe figurë të shquar të fushës së Mistikës Islame, njëherazi zv/Kryetar i Komunitetit Mysliman të Turqisë Prof Dr Hasan Kamil Yilmaz, i njohur tashmë në arenën shqiptare nëpërmjet shkrimeve mjaft serioze po aq dhe domethënëse dhe të larmishme, gjithpërfshirëse të jetës njerëzore të publikuara çdo muaj në revistën “Etika”, botim ky i përmuajshëm i Shtëpisë Botuese “Progresi”
DSCN0840Me një eksperiencë shumëvjeçare si pedagog në Universitetin Marmara të Teologjisë në Stamboll, autor i shumë veprave të fushës Mistike Islame dhe jo vetëm, kumtues dhe referues në dhjetra Simpoziume dhe konferenca si brenda dhe jashtë vendit dhe tashmë në detyrën e zv/Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Turqisë Prof Dr Hasan Kamil Yilmaz vinte para nxënësve medresistë me mesazhe mjaft të vlefshme, me shembuj konkretë që nënvizonin vlerën e madhe dhe rëndësinë parësore që ka njeriu si krijesë e Allahut të Lartmadhëruar dhe në të njëjtën kohë detyrën dhe obligimet madhore që ka në këtë rrugëtim të vështirë, po aq edhe të këndshëm në ngjitjen e shkallëve të devotshmërisë.

DSCN0814

Prof Dr Hasan Kamil Yilmaz fillimisht u prit në qendër të shoqatës nga kryetari i saj z. Ridvan Seferaj si dhe drejtues të tjerë. Atij iu dhanë informacione të shumta lidhur me mbarëvajtjen e këtij institucioni dhe punën serioze që është bërë deri tani në plotësimin me sukses të objektivave të vëna për një integritet të dukshëm dhe për një arsimim të mirëfilltë të nxënësve si në aspektin shkencor ashtu edhe në atë fetar dhe shpirtëror, aq i domosdoshëm për kohën në të cilën jetojmë.

SONY DSCProfesori i nderuar zhvilloi një bisedë mjaft interesante me nxënëset medresiste të Degës së Vajzave ku vuri në dukje rolin jetik të nxënëseve në shoqëri nëpërmjet një edukimi që marrim nga kjo shkollë, ku me bazë besimin e shëndoshë dhe parimet e fesë së ndritur Islame ato duhet të synojnë ngritjen e shkallëve të larta të shoqërisë dhe të mos hezitojnë të kërkojnë sa më shumë nga vetvetja në mënyrë që të kenë një rol kyç në rrethet përkatëse. Në procesin e globalizimit të shoqërisë së sotme, një shqetësim i dukshëm është edhe ndarja e njerëzve nga njëri-tjetri, që ka sjellur për rrjedhojë edhe mungesën e dashurisë dhe të respektit ndërnjerëzor. Në këtë këndvështrim është detyrë e secilës prej jush – vijoi fjalën e tij profesor H. K. Yilmaz – që të forconi lidhjet familjare dhe farefisnore, të respektoni dhe të vlerësoni çdo njeri, pasi para së gjithash jemi qenie dhe krijesa të Allahut të Lartmadhëruar.

DSCN0828Profesor Yilmaz vijoi më pas në Medresenë e djemve ku edhe këtu zhvilloi një bisedë të ngrohtë dhe shumë domethënëse me djemtë medresistë. Ndërkohë që po ju shihja juve – tha profesori i nderuar në fjalën e tij të rastit – më erdhi në mëndje koha jonë e para 45 viteve dhe ndërkohë që ne studionim në Medresenë e Kajserit, kishim një shokun tonë që ishte nxënës i medresesë në Stamboll, i cili sot është lideri dhe Kryeministër i Republikës së Turqisë z Rexhep Tajip Erdogan. Prandaj asnjëherë mos e shihni veten të vegjël, përkundrazi vendosni që tani qëllime dhe objektiva vetes që të përcaktoni në një mënyrë edhe të ardhmen tuaj. Identiteti dhe formimi i individit përcaktohet në bazë të objektivave dhe qëllimeve që i vë vetes në jetën e tij.

DSCN0851Një tjetër çështje në të cilën u ndal Profesor Yilmaz në fjalën e tij të rastit ishte edhe miqësëia e ngushtë dhe vëllazëria që na ka karakterizuar prej shekujsh. Ai solli shembullin e autorit me origjinë shqiptare  të Himnit Kombëtar të Turqisë Mehmet Akif Ersoi. Ai vuri theksin në mbështetjen që shqiptarët u kanë dhënë vëllezërve të tyre turq pas viteve 1951, periudhë kjo e rimëkëmbjes së institucioneve fetare dhe ndërkaq është obligim i ynë – vijoi profesor Yilmaz – që t’u qëndrojmë afër shqiptarëve pasi në plan të parë për ne si ymmet i një Pejgamberi është forcimi i dashurisë dhe i vëllazërisë dhe miqësisë së ngushtë mes njëri-tjetrit

DSCN0941DSCN0932Profesor Yilmaz më pas u prit edhe nga drejtori i Medresesë z. Kujtim Dervishi, në zyrën e të cilit u zhvillua një bisedë e ngrohtë dhe miqësore dhe në shenjë respekti dhe mirënjohjeje z. Dervishi i bëri prof Yilmaz një dhuratë simbolike, një punim artizanati punuar me shumë kujdes nga nxënëset medresiste, shenjë kjo e mbështetjes dhe e trashëgimisë shumëshekullore mes dy popujve miq të ngushtë.

DSCN0946

Prof Yilmaz u largua nga Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” me konsiderata të larta dhe shumë i emocionuar, jo vetëm nga mikëpritja e rezervuar për nder të tij, por edhe nga puna shumë serioze që është bërë dhe vijon suksesshëm dhe dita ditës nxjerr frytet e saj që padyshim janë filizat e të ardhmes.

Drejtues te larte te organizatës TIKA vizitojne shoqaten “Istanbul”

 

DSC07291

E diela e dates 03 Shkurt 2013 shënoi një fundjavë të veçantë për shoqatën “Istanbul”. Në ambientet e shoqatës u mirëpritën drejtues të lartë të organizatës së njohur “TIKA” Z Mehmet Sureya Er zv/Kryetar i TIKA në Ankara, Yahya Gulseven Koordinator i TIKA-s në Tiranë dhe Alaadin Zoba zv/Koordinator i TIKA në Tiranë. Në fillim mysafirët e nderuar u pritën përzemërsisht në ambientet e shoqatës te konaku nga drejtori i shoqatës “Istanbul” Z Ridvan Seferaj dhe drejtues të tjerë, të cilët u uruan mirëseardhjen personaliteteve që nderonin. Z Seferaj në detyrën e drejtuesit u dha informacion mbi punën që bëhet në këtë institucion kaq të rëndësishëm, jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë dhe trojet shqiptare. Ai u bëri një ekspoze të shkurtër rreth aktivitetit të deritanishëm që shoqata “Istanbul” mbulon prej vitesh, si në fushën e arsimit, kulturës ashtu edhe në fushën e humanizmit dhe shërbimet që u ofrohen popullatës, gjithmonë me synimin e mirë për ripërtëritjen e vlerave fetaro-kulturore në këtë vend.

DSC07296Pas një vizite në ambientet e Medresesë së Vajzave, ku mysafirët e nderuar panë nga afër punën e bërë për edukimin e brezave të rinj në çdo aspekt të jetës me bazë moralin e shëndoshë fetar, të shoqëruar edhe nga drejtues të shoqatës “Istanbul” ata bënë një vizitë miqësore në Myftininë e Shkodrës, ku u pritën përzemërsisht nga Myftiu i DSC07307Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i cili pasi u uroi mirëseardhjen në qytetin e bekuar të Shkodrës shfaqi para mysafirëve ndjenjat e thella që e përshkonin për shtetin mik dhe besimtar të Turqisë. Ai vuri theksin në marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë ekzistuar dhe vijojnë të mbeten të tilla mes dy vendeve Shqipërisë dhe Turqisë si dhe në kontributet madhore që TIKA ka dhënë në rimëkëmbjen e vlerave të rralla kulturore-fetare në vendin tonë. Një simbolikë të veçantë pati edhe dhurata që Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari i bëri zv/Kryetarit të TIKA-s në Ankara z ER ku nëpërmjet librit për 100 personalitet më të shquara të Islamit në Shqipëri u shpreh se një pjesë e këtyre hoxhallarëve janë diplomuar në shtetin mik të Turqisë, gjë që tregon për vëllazërimin e mirëfilltë që kemi patur prej shekujsh.

DSC07333DSC07294Mysafirët nga Turqia vijuan vizitën e tyre më pas në ambientet e Medresesë së Djemve, në Konviktin e djemve si dhe në Xhaminë e shkollës ku mbetën të impresionuar nga kushtet e krijuara dhe shërbimi që ofrohej. Ata përgëzuan drejtuesit dhe personelin për punën e palodhur që bënin në shërbim të një edukimi të shëndoshë të brezave të rinj që DSC07320natyrshëm do jenë ata që do ndërtojnë të nesërmen. Rregulli dhe disiplina, pastërtia shembullore, mikëpritja e ngrohtë, ambientet e këndshme që rrezatonin vetëm mirësi dhe dhembshuri ndaj qenies njeri ishin elemente që të binin menjëherë në sy. Dhe kjo – siç u shpreh dhe vetë Z Er – është dëshmi e qartë e vullnetit që shfaqet në këtë institucion për të qenë sa më pranë shërbimit njerëzor.

DSC07380Më pas u kalua për një vizitë në Kalanë e Rozafatit si dhe në xhaminë shumëshekullore të Plumbit, monument kulture, dëshmi e qartë e hershmërisë sonë historike.

DSC07344Drejtuesit e lartë të Organizatës TIKA shprehën falëndërimet e sinqerta për mikëpritjen e organizuar dhe për respektin e treguar. Vizita të tilla shërbejnë përherë për forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieneve mes dy popujve miq dhe vëllezër duke dhënë mesazhin domethënës “Vëllazërimi nuk njeh kufij”