DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËVE TË HUAJA

Menjëherë pas fillimit të vitit të ri shkollor nisën përgatitjet e një programi kulturor në Medresenë e vajzave, si për t’i dhënë një shtysë gjallërisë së përhershme që e karakteriozon këtë shkollë. Prej ditësh kish nisur një përgatitje intensive e grupit të nxënëseve mbështetur nga mësueset përkatëse si dhe nga mbështetja financiare e shoqatës ‘’Istanbul’’, tregues ky i një bashkëpunimi të frytshëm i stafit të brëndshëm, evident i përhershëm i organizimeve të tilla.

Elementi i gjuhës së huaj është bërë tashmë i pashmangshëm në kohët e sotme duke iu dhënë një rëndësi e posaçme. Krahas përgatitjes në lëndët e tjera, nxënëset i kushtojnë një kujdes të madh edhe mësimit të gjuhëve të huaja që realizohen në Medrese si: Anglishtja, Turqishtja, Arabishtja dhe natyrshëm duke mos lënë mënjanë gjuhën mëmë, shqipen tonë, ajo që na identifikon në çdo çast të jetës sonë. Rezultatet e arritura në përvetësimin e këtyre gjuhëve dolën mjaft qartë edhe në përgatitjet e nxënëseve për këtë program, ku përgatitja praktike u shfaq mjaft suksesshëm. Shkathtësia dhe mprehtësia e nxënëseve në një mënyrë të foluri të rrjedhshme lanë me gojë hapur të gjithë të pranishmit.

Programi promovoi vlera të shumta, jo vetëm individuale, por edhe organizative të një pune dinjitoze dhe të një ndjesie të thellë. Secila prej tyre tregoi aftësitë përkatëse dhe vullnetin e plotë për të kërkuar sa më shumë nga vetvetja. Programi zhvillohej edhe në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ku nxënëset shpalosën vlerat e rralla të gjuhës së vyer shqipe. Ato shfaqën harmonitë ekzistuese mes gjuhëve të folura dhe ndërkaq dhanë një mesazh mjaft domethënës sipas të cilit sado që njerëzit të flasin gjuhë të ndryshme, ajo që i bashkon është rruga drejt Krijuesit të Gjithësisë. 

Komentet janë të mbyllura.