Drejtues te larte te organizatës TIKA vizitojne shoqaten “Istanbul”

 

DSC07291

E diela e dates 03 Shkurt 2013 shënoi një fundjavë të veçantë për shoqatën “Istanbul”. Në ambientet e shoqatës u mirëpritën drejtues të lartë të organizatës së njohur “TIKA” Z Mehmet Sureya Er zv/Kryetar i TIKA në Ankara, Yahya Gulseven Koordinator i TIKA-s në Tiranë dhe Alaadin Zoba zv/Koordinator i TIKA në Tiranë. Në fillim mysafirët e nderuar u pritën përzemërsisht në ambientet e shoqatës te konaku nga drejtori i shoqatës “Istanbul” Z Ridvan Seferaj dhe drejtues të tjerë, të cilët u uruan mirëseardhjen personaliteteve që nderonin. Z Seferaj në detyrën e drejtuesit u dha informacion mbi punën që bëhet në këtë institucion kaq të rëndësishëm, jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë dhe trojet shqiptare. Ai u bëri një ekspoze të shkurtër rreth aktivitetit të deritanishëm që shoqata “Istanbul” mbulon prej vitesh, si në fushën e arsimit, kulturës ashtu edhe në fushën e humanizmit dhe shërbimet që u ofrohen popullatës, gjithmonë me synimin e mirë për ripërtëritjen e vlerave fetaro-kulturore në këtë vend.

DSC07296Pas një vizite në ambientet e Medresesë së Vajzave, ku mysafirët e nderuar panë nga afër punën e bërë për edukimin e brezave të rinj në çdo aspekt të jetës me bazë moralin e shëndoshë fetar, të shoqëruar edhe nga drejtues të shoqatës “Istanbul” ata bënë një vizitë miqësore në Myftininë e Shkodrës, ku u pritën përzemërsisht nga Myftiu i DSC07307Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i cili pasi u uroi mirëseardhjen në qytetin e bekuar të Shkodrës shfaqi para mysafirëve ndjenjat e thella që e përshkonin për shtetin mik dhe besimtar të Turqisë. Ai vuri theksin në marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë ekzistuar dhe vijojnë të mbeten të tilla mes dy vendeve Shqipërisë dhe Turqisë si dhe në kontributet madhore që TIKA ka dhënë në rimëkëmbjen e vlerave të rralla kulturore-fetare në vendin tonë. Një simbolikë të veçantë pati edhe dhurata që Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari i bëri zv/Kryetarit të TIKA-s në Ankara z ER ku nëpërmjet librit për 100 personalitet më të shquara të Islamit në Shqipëri u shpreh se një pjesë e këtyre hoxhallarëve janë diplomuar në shtetin mik të Turqisë, gjë që tregon për vëllazërimin e mirëfilltë që kemi patur prej shekujsh.

DSC07333DSC07294Mysafirët nga Turqia vijuan vizitën e tyre më pas në ambientet e Medresesë së Djemve, në Konviktin e djemve si dhe në Xhaminë e shkollës ku mbetën të impresionuar nga kushtet e krijuara dhe shërbimi që ofrohej. Ata përgëzuan drejtuesit dhe personelin për punën e palodhur që bënin në shërbim të një edukimi të shëndoshë të brezave të rinj që DSC07320natyrshëm do jenë ata që do ndërtojnë të nesërmen. Rregulli dhe disiplina, pastërtia shembullore, mikëpritja e ngrohtë, ambientet e këndshme që rrezatonin vetëm mirësi dhe dhembshuri ndaj qenies njeri ishin elemente që të binin menjëherë në sy. Dhe kjo – siç u shpreh dhe vetë Z Er – është dëshmi e qartë e vullnetit që shfaqet në këtë institucion për të qenë sa më pranë shërbimit njerëzor.

DSC07380Më pas u kalua për një vizitë në Kalanë e Rozafatit si dhe në xhaminë shumëshekullore të Plumbit, monument kulture, dëshmi e qartë e hershmërisë sonë historike.

DSC07344Drejtuesit e lartë të Organizatës TIKA shprehën falëndërimet e sinqerta për mikëpritjen e organizuar dhe për respektin e treguar. Vizita të tilla shërbejnë përherë për forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieneve mes dy popujve miq dhe vëllezër duke dhënë mesazhin domethënës “Vëllazërimi nuk njeh kufij”

Komentet janë të mbyllura.